Nënshkruhen shtatë marrëveshjet Shqipëri-Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënshkruhen shtatë marrëveshjet Shqipëri-Turqi

Firmosen shtatë marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Të pranishëm janë kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, të cilët më pas do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

 

Në orën 17:00 do të jetë përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në orën 18:00, Erdogan do të niset drejt aeroportit të Rinasit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij në Tiranë.

 

Advertisement

Marrëveshjet e nënshkruara: 

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

Advertisement

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy