minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus në Kosovë - Struga.info


Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy raste të vdekjes u regjistruan në Pejë, dy në Prishtinë dhe nga një rast në Deçan, Gjakovë, Kaçanik, Prizren dhe Rahovec.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,914 mostrave.

Sipas IKSHPK-së, shifra paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit, “me tendencë të rritjes ditëve në vijim”.

Advertisement

Po sipas raportit, 214 pacientë u konfirmuan si të shëruar në 24-orëshin paraprak.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 69,697, i viktimave në 1,608 dhe i të shëruarve në 60,063.

Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8,026.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy