Nëntogeri u mbyt në plazhin e Tales/ Peleshi, mesazh ngushëllimi: I hidhëruar nga lajmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëntogeri u mbyt në plazhin e Tales/ Peleshi, mesazh ngushëllimi: I hidhëruar nga lajmi

Ministri i Mbrojtjes ka ngushëlluar familjarët e 27-vjeçarit që humbi jetën dje në plazhin e Tales.

 

Teksa shprehet i hidhëruar nga lajmi, Peleshi shkruan se nëntogeri Pavlin Rrasa pësoi arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.

 

Advertisement

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

 

Viktima, Pavlin Rrasa
Viktima, Pavlin Rrasa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy