minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nesër firmoset marrëveshja për pensionet, ministri Hasani vizitë zyrtare në Itali - Struga.info


Nesër firmoset marrëveshja për pensionet, ministri Hasani vizitë zyrtare në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër firmoset marrëveshja për pensionet, ministri Hasani vizitë zyrtare në Itali

Pas shumë vitesh negociata, ditën e nesërme pritet që të finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani.

Agjenda e vizitës së ministrit Hasani në Itali:

Më 5 shkurt

Advertisement

Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Ora 16:30 – Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt

Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.

Advertisement

-Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.

Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Pas firmosjes së marrëveshjes, përfitues  pritet të jenë qindra mijra shqiptarë të cilët prej tre dekadash presin që tu njihet e drejta, që janë vitet e punës për efekt pensioni.

Njëkohësisht përfitues do të jenë edhe ata shtetas italianë që punojnë në Shqipëri.

Advertisement

Kjo mund të konsiderohet marrëveshja më e rëndëishme, që i vjen në ndihmë rreth 600 mijë  shqiptarëve, të cilët do të përfitojnë pensionin e plotë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy