“Nesër nderojmë një tjetër kampion”/ Rama ceremoni për Florian Markun: Kush dëshiron, le të bashkohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nesër nderojmë një tjetër kampion”/ Rama ceremoni për Florian Markun: Kush dëshiron, le të bashkohet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër në orën 11:00 do të zhvillojë një ceremoni për një tjetër kampion, Florian Markun.

 

Marku fitoi titullin “WBC Silver Interim Ëelter” përballë meksikanit Miguel Parra Ramirez.

 

Advertisement

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ceremonia për boksierin do të nisë në orën 11:00, ndërsa ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë ata që kanë dëshirë.

 

Kjo është ceremonia e dytë që oraganizon kryeministri i vendit, pas asaj që zhvilloi për Luiza Gegën, e cila u shpall kampione europe në atletikë.

 

Advertisement

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy