Nesër nis fushata elektorale/ 20 kandidatë për zgjedhjett e pjesshme në 6 bashki

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër nis fushata elektorale/ 20 kandidatë për zgjedhjett e pjesshme në 6 bashki

Nga nesër nis fushata zyrtare zgjedhore për vendoret e pjesshme të 6 marsit.

 

Për shkak të numrit të pakët të bashkive ku do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj, fushata do të zgjasë dy javë.

 

Advertisement

Në 6 mars, do të garojnë 20 kandidatë nga katër subjekte politike për bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.

 

Si asnjëherë tjetër, në këto zgjedhje partia më e madhe e opozitës, ajo demokratike, hyn në garë me dy kandidatë, ata të Bashës dhe Berishës nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Gara më e fortë, pritet në bashkinë e Durrësit dhe të Shkodrës.

 

Advertisement

E vetmja bashki ku do të votohet dhe numërohet po elektronikisht, është e Vorës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy