Nesër rimblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhor, partitë politike ftohen të japin propozimet e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër rimblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhor, partitë politike ftohen të japin propozimet e tyre

Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore do të rimblidhet nesër në orën 11:00, ku të ftuar këtë herë do të jenë partitë politike në vend, për të dhënë propozimet e tyre për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Në mbledhjen që do të mbahet online, për shkak të tensioneve që janë krijuar së fundmi nga disa deputetë të opozitës, janë ftuar të gjitha partitë politike, nga ato më të mëdhatë, e deri tek partitë më të vogla.

Kjo seancë që do të mbahet nesër, është mjaft e rëndësishme, pasi të gjitha forcat politike, do të kenë mundësinë që të shprehin propozimet e tyre, për të diskutuar se çfarë është e domosdoshme për ndryshim në Kod apo ndonjë shtesë e nevojshme.

Të parët që bënë seancën dëgjimore dhe dhanë propozimet e tyre ishte shoqëria civile.

Advertisement

Nën drejtimin e bashëkëkryetarëve Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita, në seancën dëgjimore të premten. organizatat e shoqërisë civile propozuan një administratë zgjedhore apolitike, mospërdorimin e burimeve publike në fushatë, kontroll mbi financat e partive politike, garantimin e votës së diasporës, etj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy