Nesër vendimi për mandatin e Xhaçkës/ Berisha: Gjykatës Kushtetuese po i bëhet presion nga një grup i strukturuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër vendimi për mandatin e Xhaçkës/ Berisha: Gjykatës Kushtetuese po i bëhet presion nga një grup i strukturuar

Berisha permes nje dalje për mediat i ka bërë bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që të vendosë me paanësi  në lidhje me mandatin parlamentar të ministrës Olta Xhaçka.

 

 

Unë jam këtu para jush për t’u bërë thirrje gjykatësve, të gjykojnë nesër me paanësi, bazuar në ndërgjegjen e tyre, mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit. Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës.

Advertisement

 

 

Lideri i opozitës tha se Rama dhe disa personazhe të tjerë po ushtrojnë presion mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.

 

Advertisement

Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore.Kushtetuta e Shqipërisë ka qindra nene, por njëri nga këto nene, do ta quaja si nenin e artë, ai është neni që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat, të pasurohen nga pasuritë publike gjatë periudhës që ushtrojnë detyrat apo burime të tjera përveç rrogës.Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante, kur ministrja Xhaçka siguron për burrin e saj strategjik, statusin e investitorit strategjik. Xhaçka kryen vepra të rënda penale, implikon kunatën e saj amerikane, me banim në Boston, si bashkëpronare në këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy