Nexhmedin Spahiu: Kryeministri Rama duhet të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nexhmedin Spahiu: Kryeministri Rama duhet të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi!

Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu i ftuar në Lajmet Dritare tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhë ngërçin e krijuar për shkak të reciprocitetit të targave mes dy vendeve.

“Ne nuk ndjehemi aspak mirë që ka barriera mes vendeve. Por për sa kohë ne paguajmë 30 euro, pse Serbia kundërshton të paguajë 5 euro? Serbia është e interesuar për konflikt dhe luftë.

Marrëveshja e 2016 për reciprocitetin, është vënë në jetë shumë vonë. Megjithatë më mirë vonë, se sa kurrë.

Megjithatë unë besoj se dialogu dhe dakordësia mes dy vendeve, ta zgjidhë këtë situatë për të hequr barrierat mes vendeve.

Advertisement

Mendoj që duhet të ndërhyjnë edhe shtetet fqinje, por sidomos kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Përndryshe Open Ballkan nuk mund të ketë kuptim, kur mes vendeve ka mure që i ndajnë. Duhet që të bisedohet që këto barriera të hiqen fare, sepse këto barriera nuk janë as në frymën e Open Ballkan, as në frymën e BE, prandaj duhet bërë presion ndaj presidentit Vuçiç”, u shpreh Spahiu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy