Nga aktiviste në presidente. Kush është Vjosa Osmani?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga aktiviste në presidente. Kush është Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani mund të mos jetë zgjedhur kryeministre e Kosovës ashtu siç kishte planifikuar gati dy vite më parë, por pas një sërë kthesash të forta e të papritura politike, ajo ulet sot në karrigen e kryetares së shtetit, duke u bërë gruaja e dytë që zgjidhet presidente e Kosovës.

E njohur si Merkeli i Kosovës për shkak të qëndrimeve të forta politike, të cilat i kanë shkaktuar armiqësi të forta, përfshirë edhe “divorcin” me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Osmani duhet të unifikojë sot skenën politike të Kosovës. Ajo do të duhet të gjejë gjuhën e përbashkët më ish-partinë ndaj të cilës u “rebelua” pas rrëzimit të Albin Kurtit, duke çuar në dëbimin e saj nga LDK-ja, opozitësn e cila kishte shpresuar të mund të thoshte fjalën e fundit për postin e presidentit por edhe qeverinë, me të cilën duhet të gjejë të mesmen e artë mes mbështetjes dhe paanshmërisë politike.

Në fjalimin e saj të parë si presidente, ish-kandidatja e LDK-së premtoi se do të punonte për një Kosovë më të fortë, me krenare dhe më të konsoliduar.

Në pjesë të fjalimit të saj Osmani-Sadriu, ua kushtoi vajzave dhe grave të Kosovës.

Advertisement

“Pa marrë parasysh nëse ëndërroni të bëheni policë, ushtare apo çfarë t’u do zemra. Mos e ndalni hapin tuaj kurrë, çdo gjë është e mundur e çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet. Do t’ju mbështes me gjitha mundësitë që kam e me gjithë qenien time”, tha Osmani. Ajo u bëri thirrje politikanëve në Kosovë që të ndërtojnë kulturën politike të bashkëpunimit dhe tolerancën. “Nuk janë kohë të lehtë, sfidat janë të shumta veçanërisht ajo me pandeminë e cila kërkon që të bëhemi bashkë për ta luftuar”, tha Osmani.

Me këtë fjalim dhe betimin para Kuvendit të Kosovës, Osmani filloi mandatin pesë vjeçar, duke u detyruar të heqë dorë nga çdo funksion në nisma e saj e re politike.

Osmani kishte drejtuar me Kuvendin e Kosovës prej një viti, nga 3 shkurti i vitit 2020, pas dorëheqjes së Hashim Thaçi.

Edhe pse sot ulet në karrigen më të lartë të shtetit të Kosovës, Osmani e nisi karrierën si aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për shumë ekspertë, me zgjedhjen e Vjosa Osmanit do të shënohej edhe një fitore e merituar e një femre politikisht të angazhuar në Kosovë, të pa ndihmuar nga zarfet apo fondet e oligarkëve, por të angazhuar politikisht dhe me bagazh intelektual. Si ish-krahu i djathtë i Fatmir Sjediut, Osmani shihej si shpresa më e madhe e Kosovës për të pasur një qeveri me ministra intelektualë.

Advertisement

Edhe pse këtë detyrë do ta mbajë aleati i saj politik, Albin Kurti, kjo nuk do të thotë që Osmani nuk do të lërë gjurmët e saj në jetën politike të Kosovës.

Osmani u lind dhe rrit në Mitrovicë, mes përplasjeve të vazhdueshme politike dhe etnike mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Me tre mandate të suksesshme mbi supe, ajo është deputetja më e votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës. 37-vjecarja përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen në Mitrovicë, për të studiuar më pas në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Për shkak të rezultateve të shkëlqyera, Osmanit i ofrohet një bursë e plotë për të vazhduar studimet master dhe doktoraturën në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA. Karriera politike e Vjosës filloi që në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së. Pas kthimit nga SHBA-ja, më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, sidomos në kontributin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku ishte pjesë e palës shqiptare për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, një këtë proces jetik për pavarësinë e vendit.

Advertisement

Osmani është një nga militantet më të fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Gjatë tre mandateve si deputete, Vjosa ka kërkuar vazhdimisht fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Kritike e madhe e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani ka fituar në fakt shumë pikë politike duke kritikuar atë dhe qeverinë e tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, duke fituar 176 mijë vota dhe duke dalë e dytapas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por kjo duket se nuk ishte e mjaftueshme për LDK-në, e cila duket se nuk toleronte deri një vit më parë zërat opozitarë brenda partisë.

Me propozim të kryetarit të atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, në qershor të vitit 2020, me arsyetimin se kishte shkelur statutin e partisë kur ishte deklaruar kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim ta shkarkonte Vjosa Osmanin nga të gjitha pozitat drejtuese në këtë parti.

Advertisement

Kjo coi në afrimin mes Vjosa Osmanit dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti, duke rezultuar me përfshirjen e Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vjosa Osmani ka marrë më shumë se 300 mijë vota, duke u bërë politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy