Nga doza e tretë tek vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç/ Manastirliu: Nesër vendimet e Komiteti Teknik të Ekspertëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga doza e tretë tek vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç/ Manastirliu: Nesër vendimet e Komiteti Teknik të Ekspertëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Shkodër ku ka ka folur për vaksinimin ndaj COVID-19, duke paralajmëruar vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Vaksinimit.

“Vaksinimi është një sfidë mbarë globale dhe patjetër është një sfidë dhe për vendin tonë.
Është e vërtetë, është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit të cilët kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar përgjatë fundjavës të shkuar, realizimin apo vendosjen në protokoll të dozës së tretë, ose të dozës booster siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës të grupmoshës për vaksinim, plus 16 vjeç dhe kanë diskutuar gjithashtu dhe kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime të cilat kanë dalë nga Komiteti Teknik i Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe do të kemi dhe një njoftim dhe për vendimet që do të marrë ky Komitet”, deklaroi Manastirliu.

Ajo theksoi se vaksinimi është arma e vetme që ne kemi për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe se të pavaksinuarit janë mbi 95% të rasteve në spitale.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy