Nga e shtuna, bllokim total në Greqi/ Ngelen të hapura vetëm shkollat fillore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga e shtuna, bllokim total në Greqi/ Ngelen të hapura vetëm shkollat fillore

Në një kohë kur janë shënuar rekorde të rasteve të reja dhe të viktimave, Greqia po shkon drejt bllokimit total. Sipas medias greke “Protothema”, njoftimin pritet ta japë kryeministrit Kyriakos Mitsotakis nesër.

 

Izolimi do të hyjë në fuqi në datën 7 nëntor dhe referuar ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, do të zgjasë një muaj.

 

Advertisement

Të gjitha dyqanet do të mbyllen, përveç supermarketeve, dyqaneve ushqimore, farmacive e pikave të karburantit. Të mbyllura do të jenë edhe shkollat, përveç atyre fillore.

 

Nxënësit dhe studentët do të duhet të mësojnë online. Edhe udhëtimet do të jenë të ndaluara. Qarkullimi, sipas mediave greke, do të lejohet vetëm në fashën orare 05.00-21.00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy