Nga eksperienca tek “Ferma VIP”, deri tek aktrimi dhe jeta personale, rrëfimi ndryshe i modeles në “Living Room”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga eksperienca tek “Ferma VIP”, deri tek aktrimi dhe jeta personale, rrëfimi ndryshe i modeles në “Living Room”

Ish konkurrentja e “Ferma VIP” Rigelsa Çybi ka treguar më shumë rreth jetës së saj dhe karrierës, por edhe eksperiencës unike në fermë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Living Room” në Vizion Plus me Brunilda Lahen, Rigelsa ka thënë se eksperienca në “Ferma VIP” ka qenë shumë e vlefshme për të dhe shton se i ka mësuar që të dalë nga guaska e saj.

Teksa foli edhe për hapat e para në fushën e modelingut, Rigelsa dha lajmin që shumë pak e prisnin. Së shpejti do e shohim si aktore në një serial që do të transmetohet fillimisht në platformat italiane, në të cilin ka një rol kryesor.

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP” gjithashtu ka treguar edhe njohjen me të fejuarin e saj.

Advertisement

Intervista e plotë në “Living Room” në Vizion Plus me Brunilda Lahen:

Bruna: Përpara këtij takimi unë pashë një intervistë te shumë viteve më parë në Vizion Plus ku ke rrefyer për bullizmin, pa hyrë shumë në detaje. Çfarë ka ndodhur?

Rigelsa: Kur kam qënë e vogël diku rreth moshës 13- 14 vjeç ku secili prej nesh fillon krijon atë karakterin e vetë, kam vuajtur aspekte të ndryshme të bullizmit si nga bashkmoshatarët por edhe nga petagogët. Ka shume mësuese që nuk ma kanë dhënë atë që doja thjeshtë se isha shqipëtare. Mund t’ ju tregojë rastin e mësueses së matematikës e cila nuk ma jepte notën 10 sepse mendonte që unë isha për 9.

Bruna: Kurioze jam të di reagimin e saj kur ti u ktheve si kampione në e olimpiadës në shkollë?

Advertisement

Rigelsa:  Më tha: ” Bravo Rigelsa duket që je munduar shumë”  dhe për të jo se e meritoja por për faktin se isha munduar.

Bruna: Nuk je ndjerë e pranuar nga bashkmoshatarët e tu?

Rigelsa: Jo shpesh nuk jam ndjerë e pranuar. Njëherë që bëra unë ditëlindjen nuk erdhi askush, kisha organizuar gjithçka me mamin dhe nuk erdhi asnjë person. Fakti që mami kishte sakrifikuar aq shumë mua më lëndonte. Nuk erdhën as për një urim, fare dhe kur je fëmijë ato gjëra i ndjen më shumë.

Mami dhe Babi për të më lumturuar më sollën gjithë  kushurinjtë të cilët nuk i kisha parë prej kohësh. Më pas aty filluam të qeshnim dhe u kënaqëm shumë por kur e kujtoj sot përpara 17- vjetësh ishte pikërisht ai moment kur unë e ndjeva veten e “Vetmuar”.

Advertisement

Bruna: Cilat ishin mendimet e tua të para kur mire ftesën për të qënë pjesë e FermaVIP?

Rigelsa:  Të them të drejtën në fillim u tremba sespe thashë që nuk është për mua, por kur fola me produksionin dhe ata më shpjeguan që do ketë sfida të bukura me kafshët me fermën aty fillova ta marr me më shumë sportivitet. Hezitimi ka qënë nga ana e Rigelsës familja dhe i fejuari im kanë qënë gjithë kohën mbështetës për rrugëtimin tim.

Bruna: Çfarë mësove ti nga kjo eksperiencë?

Rigelsa: Po ka qenë një eksperiencë e cila ja ka vlejtur edhe përse ishte e shkurtër më mësoi që te dilja nga guaska ime sepse unë e kam pjesë të karakterit që fillimisht i studioj personat me të cilët kam të bëj.

Advertisement

Bruna: Ti jeton në kryeqytetin e Modës, dhe kam përshtypjen që del shpesh për të bërë shopping ose edhe thjeshtë për të ecur midis atyre vitrinave të bukura apo jo?

Rigelsa: Romën unë gjithmonë e kam vlerësuar si një qytet “Muze”. Është qyteti i mundësive dhe më ka mirëpritur si një nënë e dytë. Shqipëria është nëna ime e parë por edhe Roma nuk mbetet pas

Bruna: Çfarë të bëri përshtypje si një 4- vjeçare në  Romë?

Rigelsa: Ishte hera e parë që shikoja aq shumë drita, makina dhe më dukej vetja e vogël dhe kur arritëm në shtëpi ishte tezja që po na priste dhe dëgjoj kushuririn që më thotë “Ciao bella” dhe aty e kuptojë që kishim arritur në itali. Më pas vazhdoi jeta jonë, mami dhe babi kanë qënë mbështetësit e mi më të mëdhenj kudo nëco situatë timen kurse për motrën dhe vëllain nëse dikush do më thonte do japësh jetën për ta do e beja pa e menduar dy herë, janë një pjesë e pandashme e shpirtit tim.

Advertisement

Bruna: Si u njohe ti me të fejuarin tënd?

Rigelsa: Kam një person krah meje që është realisht i mrekullueshëm. Në fakt jemi njohur në një koncert shqipëtar, dhe ajo që më bëri përshtypje fillimisht te ai ishte buzëqeshja. Ai ka një buzëqeshje Uau! Fillimet tona ishin disi flirtuese por tani u bënë 4 vite që jemi bashkë dhe mund të them që është personi i duhur, ai për të cilin kisha nevojë që të më jepte krahët për të fluturuar. E dim mjaft mirë që ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh një person i cili të suporton sidomos me punën time që më duhet herë pas here të largohem nga shtëpia.

Bruna: Si e mendon propozimin për martesë?

Rigelsa: Kam dëshirë të kem një propozim të bukur. Ai e di mirë këtë gjë, di gjithashtu sa detaiste që jam dhe gjithmonë përpiqet ti nxjerri gjërat sa më bukur.

Advertisement

Bruna: Hapat e karrierës tënde i ke nisur me modelingun?

Rigelsa: Po e kam nisur me modeling. Kur kam qënë më e vogël në 2017 fitova “Miss Fotozhenia” në Itali, më pas kështu vazhduan gjërat pak nga pak. Siç e dini më pas fitova “Miss Earth” këtu në Shqipëri. Pasi mbarova studimet për aktrim në Itali, petagogu im më dha mundësinë për të luajtur në një serial i cili do të dali tani shpejt  në platformat italiane.

Bruna: Je aktorja kryesore?

Rigelsa: Po interpretoj 2 motra binjake, kështu që kisha 2 role. Në tërësi është një serial fantazi i cili nis fillimisht të kohën e dikurshme dhe më pas kalohet në të tanishmen. Ka qënë një eksperiencë e bukur por në njejtën kohë edhe e lodhshme sepse të interpretosh dy personazhe që janë motra por janë totalisht të kundërta nga njëra tjetra nuk është e lehtë.

Advertisement

Bruna: Sa kanë zgjatur xhirimet?

Rigelsa: Xhirimet kanë zgjatur rreth 4 muaj dhe ndërkohë që po xhironim serialin, une po bëhesha gati të shkoja edhe në Filipine për finalen e “Miss Earth”. Kam pasur goxha angazhime atë periudhē por që më pëlqente sepse ishte ajo që doja.

Bruna: A bëre ti një audicion për të fituar rolin kryesore, dhe sa e vështirë është të bëhesh pjesë e audicioneeve dhe të triumfosh?

Rigelsa: Është pak e vështirë sepse do një përgatitje të madhe. Ata të japin disa skenare, ti duhet ti mësosh dhe interpretosh sa më mirë. Kur ti shkon në audicion ata mund të të kërkojnë edhe një improvizim ose kur zhaneri yt është drama ata të kërkojnë të interpretosh në komedi e kështu por kur ja del është gjëja më e bukur.

Advertisement

Bruna: Si spikate ti në muzikë.

Rigelsa: Në fakt ata më morën më tepër si imazh tek ProRecords për pjesën e aktrimit sepse ata menaxhojnë shumë artistë dhe më thanë: eja të bëjmë një provë sepse i ke të gjitha e provuam dhe doli shumë mirë. Normalisht duhet puna sepse asgje nuk arrihet pa punë, por që kishin shumē besim dhe shumë të drejtë.

Bruna: Është muzika ndër synimet e tua?

Rigelsa: Po por primare është akrimi. Unë mendoja që sa më e kompletuar të jetë një artiste aq më mirë është sepse edhe nëpër filma mund të ketë role si këngëtare ku të duhet të përdorësh vokalin dhe diafragmën.

Advertisement

Bruna: Cilat janë pasionet e tua?

Rigelsa: Pasionet e mija janë shumē por nëse veçoj një, mund të them që më pëlqejnë makinat.

Bruna: Ti ngasësh, apo?

Rigelsa: Po më pëlqen ti ngas me shpejtësi.

Advertisement

Bruna: Pasion i rrezikshëm.

Rigelsa: Një tjetër pasion i imi është natyra. Më pëlqen që të rri në natyrë ose afër detit ato zhurmat karakteristike janë shumë unike.

Bruna: A ke një garderobë të pasur?

Rigelsa: Kam një garderobë shumë të madhe, aq sa po mendoj ose te blej nje raft më të madhë ose të zgjeroj pjesën e dhomës sepse nuk po di ku ti vendos gjë ato rroba. Jam shumë e fiksuar me çantat dhe këpucët.

Advertisement

Bruna: I ke numëruar sa këpucë dhe çanta të janë bërë?

Rigelsa: Këpucët jo, por çantat po i kam numëruar para një viti dhe kisha diku tek 80 çanta./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy