Nga humbja e autonomisë tek Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut. Si filloi ndarja e madhe e shqiptarve nga  ish Jugosllavia?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga humbja e autonomisë tek Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut. Si filloi ndarja e madhe e shqiptarve nga  ish Jugosllavia?

 

 

 

Advertisement

 

Debatet e para për Kushtetutën e Serbisë  nisën në prill të vitit 1990, kur kërkesa shkoi në Kuvendin e Kosovës.

 

Pesëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit kundërshtuan futjen në rend të ditës të pëlqimit të dhënë nga Presidenca e Federatës për fillimin e ndryshimeve kushtetuese të Serbisë. Debati për t’u hequr nga rendi i ditës i propozimit, ishte dhe mënyra sesi u bë publik lajmi se Serbia kishte planifikuar ndryshimin e Kushtetutës së saj që realisht e kthente Kosovën dhe Vojvodinën në pjesë integrale të territorit të saj.

Advertisement

 

Pasi shtypi në Prishtinë raportoi lajmin, në opinionin publik pati shumë reaksion. Kujtimi i një viti më parë, kur u hoq auutonomia në Kuvend ishte ende i freskët.

 

Rrahman Morina filloi t’i ikte debatit, duke e interpretuar si një nismë që i përket Serbisë dhe nuk prek Kosovën.

Advertisement

 

Por Serbia e bëri zyrtare objektivin e saj. Lidhja Komuniste e Kosovës ishte në anën e Serbisë. Kuvendi dhe qeveria ishin më të frenuar. Në një takim zyrtar në Beograd, ku merrte pjesë nënkryetari i Kuvendit Iljaz Rajmali dhe Kryetari i Qeverisë krahinore Jusuf Zejnullahu, ka ndodhur përballja e parë me problemin. Rajmali dhe Zejnullahu shprehën rezervat sesi do të pritej kjo gjë në Kosovë.

 

Por kjo nuk ndryshoi asgjë. Lidhja Komuniste e Kosovës mbështeste ndryshimet, ndërsa Kuvendi i Kosovës po i rezistonte futjes në rend të ditës së dhënies së pëlqimit të vendimit të Federatës për ndryshimet kushtetuese në Serbi. Në fund të Majit, Kuvendi miratoi dorëheqjet e qeverisë krahinore nga ku u larguan të gjithë shqiptarët.

Advertisement

 

Rruga për ndryshimet kushtetuese tani ishte e hapur. Serbia nuk humbi më energji as për konsultime formale.

 

Në fund të muajit qershor, Sllobodan Millosheviçi pas një fjalimi të gjatë para Kuvendit të Serbisë, duke arsyetuar gjendjen e serbëve në Kosovë shumë të rëndë, vendosi të shpërndajë Parlamentin e Kosovës më 26 qershor, duke ia kaluar kopetencat e Kuvendit të Kosovës Serbisë.

Advertisement

 

Në një fjalim të gjatë me një retorikë të fortë nacionaliste, Sllobodan Millosheviçi para tri dhomave të Kuvendit të Serbisë, theksoi se Serbia do të mbajë një referendum më 1 dhe 2 korrik, ku populli të vendosë mbi marrjen e kontrollit të plotë mbi Kosovën dhe sigurimin e barazisë së qytetarëve atje. Ai akuzoi rëndë partitë politike shqiptare që kanë tendenca separatiste dhe siguroi se nuk do ta lëshonte kurrë Kosovën. [89]

 

Ndaj këtij vendimi dhe sidomos fjalimit të Millosheviçit protestuan delegatët shqiptarë të Kuvendit të Serbisë, të cilët kërkuan të ndërpritet procesi i referendumit, i cili nuk mund të bëhet pa marrë mendimin e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe institucioneve të tyre. Protesta u nënshkrua nga Riza Aliaj, Iljaz Kurteshi, Neshet Zhubi, Rexhë Zhushi, Kurtesh Saliu, Zija Kasumlari, Sefedin Lushi, Ramë Alihajdari, Ali Zenuni, dhe Jusuf Kelmendi. [90]

Advertisement

 

Partitë politike shqiptare në Kosovë bënë thirrje të bojkotohet referendumi i Serbisë, ndërkohë që deputetët shqiptarë po përgatisnin kundërpërgjigjen e tyre.

 

Ndërkohë Serbia futi në fuqi ligjin për rrethanat e posaçme në Kosovë, i cili praktikisht ishte një kontroll i plotë policor i jetës politike dhe institucioneve atje nga Serbia.

Advertisement

 

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklaratë të zgjeruar pas kësaj situate, ku thotë hapur se këto veprime rrezikojnë lirinë dhe të drejtat njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, mirëqenien dhe sigurinë e tyre brenda Jugosllavisë.

 

Por kjo nuk e pengoi Millosheviçin ta çonte deri në fund betejën e tij për referendumin formal të 1 dhe 2 korrikut 1990. Referendumi u bojkotua tërësisht nga shqiptarët. Televizioni i Beogradit mundi të filmojë vetëm serbë dhe malazezë të Kosovës duke votuar.

Advertisement

 

Ndërkohë shqiptarët kishin përgatitur kundërpërgjigjen e tyre. Ata kishin vendosur që ndërkohë që serbët votonin në referendum për Kushtetutën e tyre, Kuvendi i Kosovës të shpallte Deklaratën Kushtetuese të Kosovës që kërkon një pozitë të barabartë të Kosovës me njësitë e tjera federative, si dhe të angazhohet për hartimin sa më shpejt të Kushtetutës së Kosovës, duke injoruar kështu ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë.

 

Paraditen e 2 korrikut deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës e gjetën të mbyllur derën e Kuvendit. Kryetari serb i Kuvendit të Kosovës kishte njoftuar policinë se seanca do të shtyhet për datën 5 korrik.

Advertisement

 

Por ata nuk u larguan.

Gjatë javës, një grup i Akademisë së Shkencave, kryesuar nga akademik Gazmend Zajmi, kishin përgatitur tekstin e Deklaratës Kushtetuese. Në mbështetje të tyre doli atë ditë dhe anëtari i Presidencës Jugosllave, Riza Sapunxhiu, i cili i deklaroi gazetës “Rilindja” se “ishte plotësisht dakord me delegatët e Kuvendit të Kosovës dhe e përkrahte inciativën e tyre që Kosova të ketë Kushtetutën e vet” [91]

 

Advertisement

Grupi i deputëve shqiptarë që prisnin para dyerve të Kuvendit drejtohej nga nënkryetari i Kuvendit, Iljaz Rajmali. Deputeti Muharrem Shabani pastaj lexoi Deklaratën Kushtetuese, e cila anullonte ndryshimet e vitit 1989 për Kushtetutën e Serbisë, të cilat kufizonin autonominë e Kosovës dhe shpallte Kosovën njësi me të drejta të barabarta me njësitë e tjera federative të Jugosllavisë. Deklarata u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

 

Qeveria e Serbisë e cilësoi deklaratën dhunë politike kundër rendit kushtetues. Në Kosovë Lidhja Komuniste që tashmë kishte ndryshuar emrin në socialiste ishte kundër Deklaratës Kushtetuese, ndërsa stukturat e ish qeverisë krahinore kishin mbështetur tashmë në dorëheqje hartimin e saj për shkak të kontakteve që kishin vendosur me Lidhjen Demokratike dhe partitë e tjera politike.

 

Advertisement

114 deputetë të Kuvendit të Kosovës, deklaruan Kosovën si një republikë të pavarur brenda Federatës Jugosllave.

 

Deklarata shpallte se “Deklarata Kushtetuese” buronte nga e drejta e shqiptarëve për vetëvendosje në kuadër të Jugosllavisë.

 

Advertisement

Ibrahim Rugova përshëndeti Deklaratën Kushtetuese, e cila siç tha ai kërkon barazinë e Kosovës me njësitë e tjera federative dhe u kërkoi organeve krahinore të veprojnë në përputhje me Deklaratën Kushtetuese.[92]

 

Kjo bëri që më 5 korrik, Kuvendi i Serbisë të shpërndante përfundimisht Kuvendin e Kosovës, duke mos e njohur atë dhe transferoi fuqinë politike të qeverisë së Serbisë në Prishtinë.

 

Advertisement

Njëra pas tjetrës u mbyllën Radiotelevizioni dhe burimet financiare të gazetave në Kosovë.

 

Delegatëve të mbetur të Kuvendit të Kosovës iu njoftua më 5 korrik se mbyllen funksionet e gjithë zyrtarëve në këtë Kuvend, ashtu dhe në Këshillin Krahinor që ishte qeveria lokale. Serbia mori kompetencat e qeverisjes dhe të Kuvendit të Kosovës, duke e bërë atë pjesë integrale të saj.

Mero Baze

Advertisement

*Shënimet janë marrë nga dorshkrimi i librit “Republika e parë”, i cili pritet të botohet së afërmi.

Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese 

1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

Advertisement

2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

Advertisement

Prishtinë, më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës:”

“Fletorja Zyrtare” e KSAK, Nr 21, më 3 korrik 1990.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy