Nga integrimi në BE, deri tek lufta ndaj korrupsionit/ Rama intervistë për median franceze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga integrimi në BE, deri tek lufta ndaj korrupsionit/ Rama intervistë për median franceze

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median franceze “Francë 24”.

Gjatë intervistës Rama ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE deri tek lufta ndaj korrupsionit. Rama theksoi se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por sipas tij, procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karatkerit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar me situatën e 8 viteve më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

Advertisement

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy