Nga ndalimi i pjesëmarrjes në politikë te takimi me familjarët e të dënuarve/ Rregullorja e re për punonjësit e burgjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga ndalimi i pjesëmarrjes në politikë te takimi me familjarët e të dënuarve/ Rregullorja e re për punonjësit e burgjeve

Pas dy javësh pritet të hyjë në fuqi një rregullore e re për punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Sipas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, që mban firmën e ish-ministres Etilda Gjonaj, ka disa kufizime për punonjësit e burgjeve, që nga mospërfshirja në politikë apo qënia pjesë e ndonjë partie.

Po ashtu punonjësve të burgjeve nuk iu lejohet dhe takimi me familjarë të të burgosurve apo persona të inkriminuar. Në vendim paralajmërohet se nëse nuk respektohen këto kritere, punonjësi përjashtohet nga puna.

URDHËR
Nr. 519, datë 8.9.2021. PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 45, pika 5, dhe nenit 49, pika 2, të ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”,
URDHËROJ:
Miratimin e Rregullores së Disiplinës për Policinë e Burgjeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri dhe pjesë përbërëse e tij.
2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore për ndjekjen dhe zbatimin e tij.
3. Urdhri nr. 3146, datë 16.4.2009, “Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit të Masave Disiplinore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Sektori i Arkiv-Protokollit për marrjen e masave për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.
MINISTËR I DREJTËSISË Etilda Gjonaj (Saliu).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy