Nga nesër në Maqedoninë e Veriut fillon testimi i nxënësve në shkolla për COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga nesër në Maqedoninë e Veriut fillon testimi i nxënësve në shkolla për COVID

Rreth 8.200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen për COVID-in nga java e ardhshme, në Maqedoninë e Veriut.

Testimi do të ndodhë me zgjedhje rastësie nga regjistri dhe do të jetë në dakordësi me prindërit e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është planifikuar të zgjasë pesë ditë, ndërsa në ditë do të testohen rreth 1.600 nxënës.

Testimi në shkollat fillore dhe të mesme organizohet me qëllim që të merren të dhëna për bartjen eventuale të virusit në shkolla.

Advertisement

Rreth 75 e mësimdhënësve në shkolla janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga larg e ndjekin rreth 2 për qind e nxënësve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy