Nga sot bizneset vetëm fatura elektronike/ Tabaku: Shpenzime shtesë, programi kushton 2 mijë euro në vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga sot bizneset vetëm fatura elektronike/ Tabaku: Shpenzime shtesë, programi kushton 2 mijë euro në vit

Nga 1 korriku (pra sot), do të nisë procesi i fiskalizimit. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më fatura të plotësuara me dorë nga ana e biznesit, por vetëm elektronikisht.

 

Demokratja Jorida Tabaku tha në rrjetet sociale se në këtë mënyrë bizneset e vogla po goditen, duke u detyruar të paguajnë shpenzime shtesë. Kryeministrin Edi Rama ajo e quajti armik të bizneseve.

 

Advertisement

“Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla – fiskalizimi. Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera. Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro në vit çdo biznesi. Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë. Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla. Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet. Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy