Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja ndaj koronavirusit në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja ndaj koronavirusit në Kosovë

Nga kjo e shtunë, në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit. Me vendimin e ri, i cili u miratua të premten nga qeveria në Prishtinë, maska nuk është më e detyrueshme në ambientet e jashtme; Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu, hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.

Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

Restorantet do të qëndrojnë hapur deri në orën 23:00, ndërsa ndalohen festat e mëdha si dhe klubet e natës. Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve; Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy