Ngacmimet seksuale në transportin publik, Mema: Nuk raportohen aq sa duhet, shumica e ngacmimeve vijnë nga moshat mbi 40 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngacmimet seksuale në transportin publik, Mema: Nuk raportohen aq sa duhet, shumica e ngacmimeve vijnë nga moshat mbi 40 vjeç

Rreth 80% e vajzave dhe grave kanë deklaruar se ambienti më i pasigurt në vendin tonë është transporti publik, vendi i dytë në punë me 31%, e më pas në shkolla. Nisur nga këto shifra alarmante, në Tiranë është ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese kundër ngacmimit seksual.

Fushatës iu bashkua edhe Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema, i cili tha se rastet e ngacmimeve në autobusë janë shumë më të lartë nga sa denoncohen.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Mema tha se rastet nuk raportohen aq sa duhen për shkak të “turpit” që ende ekziston në shoqërinë shqiptare.

Mema: Ndodhin ngacmime, ne jemi koshientë për këtë pjesë. Nuk raportohen aq sa ndodhin dhe kjo për faktin se ne e quajmë turp nëse denoncojmë dikë që nga ngacmon. Ngacmimi seksual është një vepër penale dhe e dënueshme me burg.  Transporti publik është më i prekshëm nga qytetarët sepse ne kemi ngjitur postera sensibilizues. Qytetari e shikon me shkronja të mëdha që ngacmimi është vepër penale. Kemi vënë dhe numra telefoni që qytetari mund të raportojë në kohë reale. Në linjën e Kamzës kemi vënë edhe kamera. Kemi dhe grupin e gatshëm që është në rrugë për çdo rast të ndodhur, si vjedhje apo ngacmime dhe konflikte. Fatkeqësisht qytetarët që shohin një ngjarje, një vajzë apo djalë që ngacmohet nuk reagojnë.

Advertisement

A vijnë ngacmimet nga stafet apo qytetarët?

Mema: Nëse raportohet që stafi ngacmon qytetarët, ai staf nuk është më pjesë e transportit publik. Nuk e përjashtoj që ndodh, por ngacmimet më të mëdha vijnë nga njerëz që përdorin transportin publik, kryesisht mosha mbi 40 vjeç.

Sa i përket transportit publik në rrethe, Mema tha se numri i raportimeve është i ulët edhe për vetë faktin se qytetarët njihen me njëri-tjetrin. Ndërsa në Tiranë, duke qenë se numri i popullsisë është i lartë, nurmi i ngacmimeve seksuale është më i madh.

Mema: Nëpër rrethe ngacmimet në transportin publik janë të raportuara në nivel shumë të ulëta. Ndoshta sepse njerëzit njihen dhe nuk janë këta maniakët e transportit publik. Çdo ngacmim në rrugë, transport publik është një vepër penale dhe ne duhet ta dënojmë njëzëri./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy