Ngacmoi seksualisht dy të mitura/ I vihen prangat të moshuarit 79-vjeç në Divjakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngacmoi seksualisht dy të mitura/ I vihen prangat të moshuarit 79-vjeç në Divjakë

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

 

Ndër ta dhe një i moshuar, 78 –vjeç i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

 

Advertisement

Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe dy persona të tjerë për dhunë ndaj familjarëve të tyre.

 

 

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Levan, Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin A. J., 54 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër, me mjet të mprehtë.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy