“Ngatërrova shënjestër”/ Zbardhet dëshmia e atentatorit të pronarit të shkollës private në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ngatërrova shënjestër”/ Zbardhet dëshmia e atentatorit të pronarit të shkollës private në Tiranë

“Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle në Tiranë, nuk e njoh dhe ditën që kam qëlluar ndaj tij, kam ngatërruar shënjestër”.

 

Kjo është një pjesë nga dëshmia e 31-vjeçarit Skerdi Tasi, i cili në janar të këtij viti qëlloi me automatik biznesmenin në afërsi të Liqenit të Thatë. Sot ai ka ka dalë përpara gjykatës e cila e ka lënë në arrest me burg.

 

Advertisement

Në dëshminë e tij që Vizion Plus ka siguruar, Tasi sqraron se në janar kishte ardhur në Tiranë në banesën e të vëllait. Synimi, ishte të merrte hak ndaj një personi me të cilin ai kishte patur një konflikt.  Ditën e atentatit ai ka ikur në këmbë deri te Liqeni ku ka pritur prej më shumë se një orë deri në momentin kur Lulzim Masha ka kaluar me makinë. Në këto momente ai ka qëlluar në drejtim të tij.

 

DESHMIA E SKERDI TASIT

 

Advertisement

Ne ate vende kam qendruar rreth nje ore ne kembe duke pritur, nuk me kujtohet sa ka qene ora kam pare automjet ML me targa Tirane, per te cilin e mendova se ishte e nje personi qe dy jave me pare kisha pasur nje debat. Ne momentin qe pashe automjetin kam nxjerre nga trupi nje arme zjarri e tipit automotike skorpiones dhe kam qelluar mbi makinen ne momentin qe pashe se personi qe ishte ne makine nuk ishte ai qe prisja kam ndaluar se shkrepuri armen dhe jam larguar me vrap, por kam vene re se drejtuesi i automjeti iku disa metra perpara dhe u kthye me makine prape.

 

Tasi në dëshminë e tij shton se armën e ka hedhur në Liqen, ndërsa më pas është larguar drejt 21 Dhjetorit ku më pas ka udhëtuar drejt Fierit.

 

Advertisement

Sipas tij me administratorin e shkollës private nuk ka asnjë njohje personale.

 

Ndërsa me personin që përpara dy javësh nga ngjarja kishte patur një debat, ai dinte që ky person kalonte vazhdimisht me makinë në këtë zonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy