Ngjarja në Fier/ Psikologia: Nëse 38-vjeçari do të trajtohej, vrasja do të ishte parandaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja në Fier/ Psikologia: Nëse 38-vjeçari do të trajtohej, vrasja do të ishte parandaluar

Psikologia Redina Sulstarova shprehet se ngjarje tronditëse si ajo e djeshmja në Fier, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një fëmijë 8 vjeç, janë të pritshme, për sa kohë ne si shoqëri tregohemi indiferentë dhe të pandërgjegjshëm ndaj individëve me probleme të shëndetit mendor.

 

Në një lidhje në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Sulstarova vë theksin te nevoja dhe rëndësia e trajtimit të individëve me çrregullime psikotike.

 

Advertisement

Sipas saj, nëse Klodian Çalamani do të trajtohej, vrasja e të martës do të ishte parandaluar.

 

“Është një ngjarje shumë e rëndë. E them me keqardhje që pritej, për aq kohë sa ne si shoqëri jemi shumë të pandërgjegjshëm lidhur me problemet e shëndetit mendor. Edhe pse nuk kemi diagnozë dhe shumë informacione për personin që akuzohet për vrasjen e djalit, unë jam e bindur që autori ka probleme të rënda të shëndetit mendor…Ngjarje si këto ndodhin në çdo vend të botës. Ky është një sinjal alarmi për krime të tjera, të cilat do të pasojnë, për sa kohë ne jemi të pandjeshëm dhe kemi mungesë ndërgjegjësimi të shëndetit mendor. Është shumë i nevojshëm trajtimi i individëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor…Unë jam e bindur që nëse individi në fjalë do të ishte në trajtim, unë jam e bindur që ky krim nuk do të ishte kryer. Është e nevojshme që çdo individ që ka nevojë për trajtim t’i ofrohet kjo mundësi.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy