Ngjarja tragjike e çiftit në Tiranë/ Braçe: T’ka baba cun, e t’ka mama yll është një kulturë që duhet zhbërë me edukim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja tragjike e çiftit në Tiranë/ Braçe: T’ka baba cun, e t’ka mama yll është një kulturë që duhet zhbërë me edukim

Ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Tiranë ku dy të rinj humbën jetën tragjikist.

26 -vjeçari Kliton Pira vrau me thikë 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah nga Gana, dhe më pas u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.
Braçe në një postim në rrjetet sociale shkruan se krimet ndaj vajzave dhe grave po sfidojnë çdo ditë. Ai thotë se fjalët “t’ka baba çun, e t’ka mama yll duhet të zhbëhet e të zëvendësohen me fjalën edukim dhe respekt.

“NUK DI;
KUJTOJA SE GJITHE URREJTJEN E KISHIM NDAJ VAJZAVE E GRAVE SHQIPTARE!
Qenka edhe me rende!
Tani ndaj cdo gruaje qe eshte ne kete vend!
Si ka mundesi qe ne kete vend pasioni i ca burrave kthehet kaq shpejt e shpesh ne krim?
Si ka mundesi?
Krimet ndaj vajzave e grave, nenave, po sfidojne cdo dite ne nje permase e lloj qe shastis por kerkush nuk shkon me shume se habia!!
T’ka baba cun, e t’ka mama yll-eshte nje kulture qe duhet zhbere me edukim, edukim, edukim, bararazi, respekt”, shkruan Braçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy