Ngjela: Shaip Kamberi trim, denoncoi në mes të Parlamentit krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjela: Shaip Kamberi trim, denoncoi në mes të Parlamentit krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve

Avokati Spartak Ngjela vlerësoi deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, që ngriti zërin në sallë për krimet e Serbisë kundër shqiptarëve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Ngjela e konsideroi Kamberin një shqiptar trim e patriot. Ai vuri në dukje se ky denoncim i krimeve në mes të Parlamentit ndodh për herë të parë pas 100 vitesh.

 

Advertisement

“Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë. Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar. Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një Shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë. Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur. Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.”

 

Shaip Kamberi iu drejtua presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke i kërkuar që Serbia të bisedojë me njerëzit, të cilëve u ka vrarë fëmijët dhe një pjese, edhe të gjithë familjen.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy