Nikolla futi në rendin e ditës Amnistinë, Sula e kundërshton: Nuk kanë dijeni të gjithë deputetët, të shtyhet për javën tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikolla futi në rendin e ditës Amnistinë, Sula e kundërshton: Nuk kanë dijeni të gjithë deputetët, të shtyhet për javën tjetër

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla futi në rendin e ditës së seancës së sotme plenare Amnistinë Penale. Por kjo u kundërshtua nga deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili tha se jo të gjithë deputetët kishin dijeni për këtë. Ai kërkoi që të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe të shtyhet Amnistia për javën tjetër, gjë që nuk u pranua nga Nikolla.

Sula: Unë mendoj se ju jeni në shkelje të rregullores. Nuk jam kundër Amnistisë, por duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit. Nuk bëhet fjalë për një akt dosido, por për një akt shumë të rëndësishëm. Gjithë deputetët nuk kanë njoftim. Në një kohë kur Komisioni i Ligjeve i cili është përgjegjës…nuk kemi pasur asnjë njoftim që të gjithë deputetët ta dinin që sot do të ishte Amnistia. Ju e keni kaluar në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e mazhorancës, pa qenë prezente opozita. Unë mendoj se ka për të diskutar dhe do të ishte shumë korrekte që Komisioni i Ligjeve të mblidhej. Unë kërkoj që Komisioni i Ligjeve të mblidhet ose të shtyhet javën tjetër amnistia sepse është në kundërshtim të plotë me rregullat.

Nikolla: Kuvendi e mori vendimin./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy