Nikolla zbulon datën kur do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikolla zbulon datën kur do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës

Lindita Nikolla ka zbuluar gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Lidhur me këtë çështje, gjatë mbledhjes së sotme ka pasur edhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Gazment Bardhi i ka kërkuar që mos ta zvarrisin më çështjen dhe të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerrë justifike absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve  ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit në Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin  e Mandateve për këtë çështje për të vijuar proceduren.

Advertisement

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.

Dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro për çështjen e tjetërsimit të tokave në bregdet, prej të cilave ka përfituar dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, Gazment Bardhi dorëzoi një shkresë në Kuvend. Në shkresën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua më 25 mars Kuvendit të Shqipërisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e 2 muajsh.

Ndaj edhe në shkresën e tij, Bardhi kërkoi që të mblidhej konferenca e Kryetarëve dhe t’ hiqet mandati deputetes socialiste Olta Xhaçka.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të dhe duke përfituar me dokumente të falsifikuara statusin e investitorit strategjik nga Kryeministri Edi Rama dhe të drejtën për të zhvilluar një projekt me vlerë 5 milion euro në fushën e turizmit”,  thuhej ndër të tjera në shkresën e Bardhit.

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy