minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj - Struga.info


Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në datën 9 nëntor; Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Rreth 308 mijë qytetare në 5 njësitë e qeverisjes vendore do të zgjedhin të dielën e 9 nëntorit kryetarët e rinj të bashkive.

13 kandidatë garojnë në këto zgjedhje të pjesshme; PS ka prezantuar 5 kandidatë, PD së bashku me aleatët e saj kanë zgjehdur të marrin pjesë në betejën elektorale të 9 nëntorit me kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë, “Shqipëria Bëhet” ka kandidatin e saj në bashkinë e Cërrikut; në Vlorë garon një kandidat i pavarur, Gjergji Nika dhe në Mat garon e pavarur Suzana Pasha.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 6 parti politike; përveç PS dhe PD janë regjistruar edhe Partia e Lirisë, LZHK, Lëvizja e Legalitetit dhe Shqipëria Behet.

Advertisement

Në zgjedhjet e 9 nëntorit votohet vetëm për kryetarët e bashkive, mandati i të cilëve do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

Vakancat në 3 bashki: Mat, Berat dhe Tepelenë u krijuan në pranverë, pasi 3 drejtuesit e këtyre njësive vendore dhanë dorëheqjen dhe garuan për deputetë për PS.

Vakanca në Vlorë u krijua pas dorëheqjes së ish-kreut të bashkisë Ermal Dredha, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut Andi Salla dha dorëheqjen pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy