Nis ndërtimi i spitalit të ri të Laçit, Manastirliu: Përfundon për 4 muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis ndërtimi i spitalit të ri të Laçit, Manastirliu: Përfundon për 4 muaj

Spitali i Laçit po rindërtohet pas tërmetit të nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan fillimin e punimeve.

“Kemi filluar punimet për ndërtimin e spitalit të ri bashkiak të Laçit. Që në momentin që filluam punën për të ndërtuar spitalin e ri, morëm dhe një model se si duhet të jetë një spital bashkiak, duke parë edhe prirjet demografike, por gjithashtu edhe nevojën për shërbime bazë. Afati i punimeve është 4 muaj. Ne duam ta mbarojmë më shpejt”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi se spitali i ri do të ketë 40 shtretër dhe do të ofrojë shërbimet e emergjencës, shërbime të patologjisë, shërbime të pediatrisë dhe shërbime të maternitetit. Ndërkohë që do të ketë dhe poliklinikën.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy