Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, debate mes pronarëve dhe policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, debate mes pronarëve dhe policisë

Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë zbritur në terren për të prishur duke nisur nga sot objektet pa leje në vijën bregdetare. Një ditë më parë zv/kryeinspektori i IKMT Guri Seferi shpjegoi në emisionin “E-Zonë” për gazetarën Rajmonda Lajthia se cilat janë zonat më problematike.

 

“Velipoja si dhe Ksamili janë dy fshtatrat turistikë ku dominojnë ndërtimet pa leje. Më së shumti bëhet fjalë për bare dhe restorante, por nuk  mungojnë dhe njësi akomoduese, pra hotele. Të gjitha objektet janë verifikuar lidhur me ligjshmërinë e tyre edhe me Agjencinë e Kadastrës. Prishjet do të pasohen edhe me heqjen menjëherë të inerteve.”

 

Advertisement

Me nisjen e aksionit këtë të hënë në Velipojë dhe Ksamil ka pasur që në mëngjes debate dhe përplasje mes pronareve të subjekteve që po prishen si dhe policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy