Nis sot punimet Samiti i BE-së në Bruksel/ Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis sot punimet Samiti i BE-së në Bruksel/ Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Në Bruksel do të nisë sot punimet samiti dyditor i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

 

Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.  Mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

 

Advertisement

 

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy