Nis vaksinimi kundër COVID në Shqipëri/ Rama: Ndihem i lehtësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis vaksinimi kundër COVID në Shqipëri/ Rama: Ndihem i lehtësuar

Nis sot procesi i vaksinimit kundër covid-19 i bluzave të bardha në Air Albania.
Janë 60 postacione të vendosura në stadiumin kombëtar ku pasi të vaksinohen bluzat e bardha dhe grupet e riskuara, do të bëhet planifikimi edhe për pensionistet.
Sasia e parë prej 10 mijë dozash do të nisë të aplikohet pasditen e kësaj të hëne ndërsa pritet të mbërrijnë edhe dy furnizimet e tjera.
Vaksina pfizer e cila është e këshillueshme, jo e detyrueshme për popullatën, reziston 5 ditë pasi nxirret nga zinxhiri frigoriferik.
Kryeministri Rama në një konferencë të posacme për shtyp në mesditë tha se ndihet i lehtësuar për nisjen e vaksinimit./
Ai shtoi se nëse do të ishte ende duke pritur COVAX, fushata e vaksinimit kushedi kur do të kishte nisur, por negociatat direkte ne PFIZER dhanë efekt.
Rama shtoi se vec 500 mije dozave te PFIZER, ka negociata intensive edhe me AstraZenecen, tjeter kompani e cila prodhon vaksina kunder Covid-19.
Kreu i qeverise mohoi edhe zerat qe kane qarkulluar ne media se edhe vizita e fundit ne Athine kishte si nje nga qellimet e saj, marrjen e nje sasie vaksinash nga ky vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy