Nishani: Basha në 2011 i rrinte nga pas Berishës për ti bërë fushatën, sot genjen, parazit politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nishani: Basha në 2011 i rrinte nga pas Berishës për ti bërë fushatën, sot genjen, parazit politik

Shumë personazhe të njohur të historisë së PD, kanë reaguar fort në rrjetet sociale pas deklaratës së Bashës se fitorja e zgjedhjeve lokale te 2011 në Tiranë erdhi sepse ai përjashtoi nga fushata e tij Sali Berishën.

 

Ish-Presidenti Nishani I cili në atë kohë ka qënë edhe drejtues i shtabit elektoral për Tiranën në PD, se Basha gjatë gjithë ditës I kërkonte udhëzime Berishës sesi duhet ta bënte fushatën në kryeqytet.

 

Advertisement

 

Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

 

 

Advertisement

Nishani nuk i kursen akuzat ndaj kryedemokratit.

 

 

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

Advertisement

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.

Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë !

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy