Nisin aplikimet për subvencione, shumë fermerë penalizohen pasi nuk kanë cerifkata pronësie për tokën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisin aplikimet për subvencione, shumë fermerë penalizohen pasi nuk kanë cerifkata pronësie për tokën

Fermerët mund të aplikojnë për fonde, duke nisur nga kjo e mërkurë përmes skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë.

Fondi fillestar është 3.3 miliardë lekë, me synimin për tu rritur më tej pas ndryshimeve që do t’i bëhen buxhetit.

Risi këtë vit është që do të përfitojnë të gjithë aplikantët, pasi nuk është më në fuqi parimi, kush aplikon i pari, përzgjidhet i pari.

Një tjetër risi është heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të të njëjtit prodhim.

Advertisement

Ajo që vijon të jetë penalizuese për fermerët janë certifikatat e pronësisë. Qarku Shkodër është më i prekuri.

“Nga 46 mijë fermerë vetëm 8 mijë janë të regjistruar me NIPT, e ku përfitues subvencionesh janë 5-6 mijë fermerë”, tha Rifat Kodra, përgjegjës në DRBU Shkodër.

Sipas udhëzimeve nga ministria e Bujqësisë, prioritet do të kenë ata fermerë që do të bashkohen me njëri-tjetrin. Në qarkun e Korçës janë të shumtë ata që do ta zbatojnë këtë skemë për të përfituar sa më shumë.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë do të jenë të hapura deri në gjysmën e muajit prill dhe ato bëhen vetëm në E-Albania./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy