Një ditë para Kuvendit, Berisha ftesë Bashës/ Porositë për delegatët dhe mbështetësit e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ditë para Kuvendit, Berisha ftesë Bashës/ Porositë për delegatët dhe mbështetësit e PD

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit të PD, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delagëtëve dhe mbështësve të PD, të bashkohen nesër në stadiumin “Air Albania”.

 

Ndërkohë ish kryeministri i bëri ftesë publike kryetarin të PD, Lulzim Basha dhe të gjithë deputetëve të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Berisha u ndal edhe tek moti, ndërsa “porosti” të gjithë pjesëmarrësit të vijnë të përgatitur dhe të vishen mirë për tu mbrojtur nga i ftohti.

 

Advertisement

 

“Moti është jë faktor që nuk varet nga ne megjithë zgjarrin dhe entuziasmin që keni nga brenda, sugjerimi im është të vini të përgatitur, të vini me veshjet më të trasha të mundshem për të mos ndier të ftohtin, natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që shihni vetë.

 

Ftoj të gjithë delegatët të PD, drejtues të saj kryesorë duke përfshirë edhe kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha, të gjithë drejtuesitë dhe deputetët e PD, të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne, të vijnë nesër në Kuvendin e rithemelimit të forcës sonë politike. Ky Kuvend është i të gjithë demokratëve. Mungesa e tyre nuk i përjashton ata nga kontributet e ardhshme në PD. Ftoj të gjithë anëtarët e PD të cilët kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një PD të bashkuar më të fortë dhe më të hapur si dhe të gjithë anëtarët e tjerë që e kanë parë më skepticizëm këtë lëvizje, të vijnë nesër në stadiumin “Air Albania për të ndejkur këtë moment ë rëndëishsmë të historisë”, tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy