Një ditë pasi Rama iu vendosi 100 ditë afat, Ardi Veliu bën lëvizjen urgjente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ditë pasi Rama iu vendosi 100 ditë afat, Ardi Veliu bën lëvizjen urgjente

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Policinë e Shtetit si të korruptuar, pa etikë, dhe në shërbim të bizneseve të paligjshme, Ardi Veliu ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje shefat e komisariateve dhe zëvendës drejtorët e policisë.

 

Kreu i qeverisë iu caktoi një afat 100 ditor drejtuesve të Policisë së Shtetit për të rivendosur trupën policore në shërbim të qytetarëve. Ai pret që në këto ditë të ndëshkohen të gjithë personat që bëjnë abuzime me uniformën në strukturat e policisë.

 

Advertisement

“Forca e shembullit tuaj është themeli i kësaj faze të re. Nëse ju do të qëndroni me gjithë forcën e shembullit tuaj e nëse ju do t’i ndiqni prioritetet me të gjithë vendosmërinë dhe këtë besim që keni marrë, do ta ktheni mbrapsht, jo te drejtori që ju ka emëruar, as te ministri, as tek unë e as te qeveria, por te populloi shqiptar, brenda pak kohe, gjithçka do të fillojë të lëvizë në drejtimin e duhur për të arritur në një nivel të ri. Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë. 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal, nga i pari tek i fundit. 100 ditë.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy