minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Një fije floku mund të zbardhë vrasjen mafioze të Shkëlzen Kastratit - Struga.info


Një fije floku mund të zbardhë vrasjen mafioze të Shkëlzen Kastratit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një fije floku mund të zbardhë vrasjen mafioze të Shkëlzen Kastratit

Zbulohen detaje të reja që pritet të hedhin dritë mbi vrasjen mafioze të Shkëlzen Kastratit, ngjarje që tronditi qytetin e Fierit paraditen e 1 shkurtit.

Në mjetin tip Audi, që u sekuestrua nga policia në zonën e Kamzës janë gjetur materiale që janë dërguar për ekspertizë.

Sipas burimeve, në mjet u zbuluan disa fije floku që dyshohet se i përkasin autorëve të vrasjes të 42-vjeçarit. Pikërisht ky automjet dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga zona e Fierit, pasi i vendosen zjarrit mjetit tjetër tip Range Rover që u përdor në vrasje. Ndërsa armës i ishte fshire numri serial.

Makina e djegur, mësohet se  është futur në Shqipëri përpara se të shpallej e vjedhur në shtetin grek.

Advertisement

Te enjten policia zhvilloi një operacion në Tiranë, Durrës Fier e Vlorë, ku u kontrolluan disa banesa. Në total u shoqëruar 8 persona të cilët u morën në pyetje pasi dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

 

Mes tyre ishte edhe qytetari nga Kamza, pronar i mjetit Audi i cili deklaroi se këtë makinë e kishte shitur pa kontratë noteriale tek një person tjetër.

Ky i fundit është në kërkim nga autoritetet policore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy