Një muaj SEPA, rriten transfertat e vogla 100-200 euro drejt Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një muaj SEPA, rriten transfertat e vogla 100-200 euro drejt Shqipërisë

Që pas pandemisë një sërë rregulloresh dhe ligjesh kanë nisur të zbatohen në treg për t’i dhënë hov atij që quhet “banking i hapur”. Ky koncept parashikon që klientët e bankave të mund të realizojnë shërbime pagesash, nga llogaria e tyre bankare drejt institucioneve të tjera financiare. Shërbime të tilla i vijnë në ndihmë qytetarëve, duke shmangur paraqitjen në degë fizike dhe duke i kryer këto pagesa nëpërmjet aplikacioneve nga telefoni. Por a është gati tregu për këtë risi? Elona Labinoti, drejtore operacionale në “Fibank Albania”, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” tha se “Open Banking” po behet realitet.

“Bankingu i hapur” nuk është veçse një protokoll komunikimi, i cili ka të mirëpërcaktuar rregullat që duhet të ndiqen me qellim aksesimin e informacionit apo inicimin e një transaksioni bankar nëpërmjet një entiteti tjetër të autorizuar që nuk është vetë banka e klientit. Kur themi një entitet tjetër, sigurisht i referohemi një entiteti i cili është i licencuar për këtë aktivitet nga Banka e Shqipërisë, që mund të jetë një bankë, një institucion i pagesave apo një institucion i parëse elektronike. Në Shqipëri është i rregulluar me anë të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2021, por operacionalizimi i “bankingut të hapur” është bërë i mundur në fillim të vitit 2024, që është momenti që kanë hyrë në fuqi të gjitha rregulloret mbështetëse teknike të tij. Në bazë të ligjit, dy janë shërbimet bazë, shërbimi i informimit të llogarisë dhe shërbimi i inicimit të pagesës. Ne në “Fibank” e konsiderojmë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me aktorët e rinj të tregut dhe mbështesim të gjitha iniciativat që përfshijnë dhe ata, Elona Labinoti, drejtore operacionale në “Fibank Albania”.

Por a parashikon “Open banking” shmangien e degëve fizike dhe ofrimin e shërbimeve vetëm nëpërmjet teknologjisë?

Jo në përgjithësi nuk targeton në mënyrë të drejtpërdrejtë mbylljen e degëve, por kryerjen e transaksioneve bankare në çdo kohë dhe në çdo vend. Praktikisht mendoj që institucionet në Shqipëri nuk duhet të kenë frikë për një mbyllje totale të degëve se mendoj që jemi larg nga ky realitet, por që patjetër degët fizike të bankave nuk do përdoren më për qëllimin primar që është kryerja e transaksioneve të thjeshta bankare, por marrja e shërbimeve me komplekse bankare, duke përfshirë këtu edhe këshillimin financiar.  Ne në “Fibank” jemi duke e zgjeruar rrjetin e degëve dhe duke u shtrirë dhe në qytete që nuk kemi qenë prezentë, si në qytetin e Kavajës dhe të Kamzës. Praktikisht në vëmendjen tonë është përmirësimi si i degëve ashtu dhe i kanaleve dixhitale, ku klienti është i lirë të zgjedhë cilin kanal dëshiron të përdorë”

Advertisement

Nga tetori nisi zbatimin transaksionet elektronike në zonën SEPA. Në një muaj efektet duket se kanë qenë të menjëhershme.    

U pa që në datën 7 tetor që fushata e informimit e kryer në mënyrë të veçantë nga Banka e Shqipërisë ka qenë shumë efektive, pasi klientët që në ditën e parë kanë qenë të mirinformuar në lidhje me risitë e këtyre transfertave, që nëse do veçoja dy tregues janë shpejtësia dhe kostoja e lire. Për herë të parë, ne shohim të kemi shumë transferta në shuma të vogla. Nëse nëpërmjet rrjetit tradicional të bankave korrespondente nuk shihnim shumë shpesh shuma të vogla, praktikisht me aderimin në SEPA shohim dërgimin e transfertave edhe në shuma 100 apo 200 euro nëpërmjet këtij sistemi, sqaroi Labinoti në Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy