
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka realizuar një takim me shkrimtarin e njohur të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Diplomatja ka shpërndarë një foto në “Instagram”, ku shfaqet krah Kadaresë.
Duke e cilësuar shkrimtarin një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës, ajo shkruan se me të kishte diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006 – “Identiteti evropian i shqiptarëve”.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.”
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)