Një parti shqiptare tradhëton Zaev e ikën me VRMO: Kemi numrat për qeveri të re!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një parti shqiptare tradhëton Zaev e ikën me VRMO: Kemi numrat për qeveri të re!

Zhvillime dramatike në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, një parti shqiptare largohet nga koalicioni me LSDM dhe bën aleancë me partinë nacionaliste t ëish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Është partia BESA e njohur për afërsi me Erdoganin, e cila është bashkuar me partitë e opozitës, duke krijuar kështu mundësinë e një shumice të re parlamentare.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se ka arritur shumicë të re parlamentare, pas dorëheqjes së Zoran Zaev.

“Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim.

Advertisement

Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski, duke ndarë foto të përbashkëta të liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.

Edhe ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke ndarë një foto.  “Shumicë e Re! T’fala nga Taravari!”, shkruan ai.

Shumica parlamentare ka 61 deputetë, por VMRO-DPMNE paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë. Nesër pritet një deklaratë për mediat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy