Një shtetas amerikan gjendet i pajetë në fshatin Tushemisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një shtetas amerikan gjendet i pajetë në fshatin Tushemisht

Gjendet një trup i pajetë në Tushemisht. Bëhet fjalë për një shtetas amerikan, i cili është gjetur pa shenja jete në dhomën e një banese.

Vizion Plus mëson se trupi i pajetë është gjetur në një apartament në bllokun 1 të pallateve në hyrje të fshatit të njohur turistik.

60-vjeçari me probleme shëndetësore prej 3 muajsh kishte blerë një apartament me dhomë e kuzhinë në bllokun e këtyre pallateve, nderkohe që prej 5 vitesh jetonte me qera në qytetin e Pogradecit.

Gjatë këtyre 3 muajve ka paraqitur probleme të shumta shëndetësore, madje disa herë dhe është shtruar në spitalin e Pogradecit .

Advertisement

60-vjeçari me kombësi indiane dhe shtetësi amerikane ishte i paralizuar ndaj edhe për këtë lëvizte me ndihmën e një karroce invalidi.

Policia po heton për shkaqet e kësaj vdekje, por në njoftimin paparaprak ka bërë me dije se mbi trupin e 60-vjeçarit nuk ka shenja dhune, ndaj edhe për këtë paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy