Një stadium i ri edhe për Durrësin/ Rama: I shërben ekonomisë së qytetit si dhe turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një stadium i ri edhe për Durrësin/ Rama: I shërben ekonomisë së qytetit si dhe turizmit

Radhën për t’u rindërtuar e ka stadiumi “Niko Dovana” në Durrës. Pas përzgjedhjes së projektit fitues nga tre studio arkitekturore që janë në garë, premtimi i qeverisë është që edhe “Niko Dovana” deri në 2025 të jetë rijetësuar.

 

Edhe për stadiumin e Durrësit, kërkesa e kryeministrit Edi Rama ishte e njëjtë me atë për Korçën, jo vetëm një stadium, por një hapësire sportive të shfrytëzueshme në funksion të turizmit dhe ekonomisë lokale.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYETAR I PS

 

Advertisement

Një qendër e re e qytetit ku synimi është që të kemi kushtet optimale për kompeticionin kryesor që është futbolli, por të kemi kushte optimale për të pasur një qendër plot jetë 24 orë në 7 ditë të javës. Ku të ndërthuren të gjitha rrugët e jetës për komunitetin durrsak dhe ku të ketë atraksione për të gjithë ata që vizitojnë Durrësin apo dëshirojnë të vizitojnë Durrësin.

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me ekipin anglez Manchester City për ngritjen e akademisë së futbollit me qendër në qytetin bregdetar, Edi Rama tha se ajo do të shërbejë si një qendër e zbulimit të talenteve në futboll, për të gjithë rajonin e Ballkanit.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYETAR I PS

 

Advertisement

Akademia nuk është ekskluzive për talente dhe lojtarë të vegjël apo të rinj që duke u futur aty i përkasin detyrimisht Manchester City-t. Akademia është në shërbim të të gjitha klubeve të cilat sigurisht bazuar në seleksionimin që bëhet nga përgjegjësit e akademisë, çojnë sportistët e tyre dhe pastaj sportistët e tyre të rinj kthehen në klube me, si të thuash edukimin dhe zhvillimin e talentit që kanë përfituar nga akademia. Natyrisht që pastaj nëse ka talente që iu përkasin klubeve të tjera dhe që Manchester City është i interesuar, ata zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me ta. Hapi paralel është që ne duhet të ngremë grupin tonë këtu, Durrës City, siç janë të gjitha grupet që Manchester City ka në sistemin e vetë.

 

Stadiumi i tretë, i cili pritet t’i nënshtrohet rindërtimit është “Flamurtari” i Vlorës. Tre stadiumet do të kenë një kapacitet prej 10 mijë ulësesh, sipas standardeve të kërkuara nga UEFA për stadiumet e kategorisë së tretë. Nga qeveria synohet që me rijetësimin e tyre, ato të mirëpresin ekipe të huaja për t’u stërvitur aty.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy