Një tjetër letër për Ballkanin në BE, kësaj radhe nga Austria dhe vendet e Vishegradit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër letër për Ballkanin në BE, kësaj radhe nga Austria dhe vendet e Vishegradit

Një tjetër dokument jo zyrtar mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është dorëzuar sot në Bashkimin Europian.

Autorët e këtij drafti janë  Austria dhe vendet e Grupit të Vishegradit, por ndryshe nga propozimet e mëparshëm të cilët kërkonin ndryshimin e kufijve të rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, ky dokument mbështet integrimin më të shpejtë dhe më të madh të rajonit në BE.

“Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, por edhe Austria, i dërgojnë një mesazh të ri udhëheqjes së Bashkimit Evropian, duke i kërkuar mbështetje ekonomike dhe politike për të gjithë rajonin”, shkrujnë sot mediat serbe.

Në një propozim të përbashkët ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të BE-së po kërkojnë që shtetet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet zyrtare për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Advertisement

Ministrat besojnë se vendet e këtij rajoni duhet të kenë të drejtën dhe mundësinë për të shprehur pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke pasur parasysh se vendet e Ballkanit kanë një perspektivë shumë të qartë të anëtarësimit në union.

Pesë vendert anëtare të BE-së kërkojnë që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e iniciativës së Konferencës për të Ardhmen e BE-së. Letra ka arritur në zyrat kryesore të udhëheqësve europianë, përfshirë Komisionin Evropian dhe Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelji.

Deputeti hungarez Andor Deli ka konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti, duke theksuar se e gjithë iniciativa e bën të qartë se sa e rëndësishëm është anëtarësimi i Ballkanin Perëndimor për Hungarinë.

“Personalisht, unë mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të bënij pjesë rajonin në Konferencën për të Ardhmen e Europës dhe se do të ishte një mesazh jashtëzakonisht i mirë për qytetarët e rajonit, sepse ashtu si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, ata mund të shprehnin mendimin e tyre dhe do të përfshiheshin aktivisht në krijimin e drejtimit të zhvillimit për të ardhmen e BE-së”, tha Deli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy