minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Një viktimë dhe 64 raste të reja me koronavirus në Kosovë - Struga.info


Një viktimë dhe 64 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një viktimë dhe 64 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportua të martën për një rast të vdekjes nga koronavirusi dhe 64 raste të reja të të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se viktima u regjistrua në Komunën e Gjilanit.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,297 mostrave.

Shifra prej 64 i bie që rreth 1 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Advertisement

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 409 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,003, i viktimave në 2,227 dhe i të shëruarve në 100,233.

Aktualisht, raste aktive janë 4,543. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se 46,097 qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Advertisement

Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Advertisement

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy