Një vit digjitalizim/ Avokati i Popullit: Shqiptarët paguajnë për shërbime që janë falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një vit digjitalizim/ Avokati i Popullit: Shqiptarët paguajnë për shërbime që janë falas

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ lidhur me efektet që po jep reforma e digjitalizmit të shërbimeve.

 

Sipas këtij institucini shkak janë bërë ankesat e disa shoqatave dhe grupeve të shoqërisë, që nuk mund të kenë akses në aplikimet online.

 

Advertisement

Kejsi Rizo tha në emisioni E-ZONE se nga të dhënat paraprake rezulton se shqiptarët nuk janë gati për një reform të tille me shërbime 100% online.

 

Kemi konstatur se jo të gjithë grupet e shoqërisë kanë akses të barabartë për të kryer një aplikim online. Shumë persona kërkojnë ndihmën e të afërmeve, por drejtohen edhe në zyrat private për asistencë, duke paguar për një shërbim që në fakt është falas. Kjo ndodh për shkak të mungesë së njohurive. Në përfunim të hetimit ne do të dalim me disa rekomandime për qeverinë, ku me kryesori është që duhet të ketë shërbime alternative, pra duhet të ketë një sportel fizik për të informuar qytetarët, pasi këta të fundit nuk janë gati për shërbime 100% online.-u shpreh përfaqësuesja e Avokatit të Popullit Kejsi Rizo

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy