Njoftimi-“Fikni makinat në mes të rrugës”/ Nesër protestë për çmimet e karburantit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njoftimi-“Fikni makinat në mes të rrugës”/ Nesër protestë për çmimet e karburantit

Nesër në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit.

Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale,  ditën e premte në orën 13:00 pasdite do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.

“Protestë! Fike makinën!”thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të karburantit në gjithë  vendin.

Advertisement

Gazi i cili në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, tashmë në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy