Njohja e patentave nga Gjermania/ Balla falenderon qeverinë e kancelarit Scholz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njohja e patentave nga Gjermania/ Balla falenderon qeverinë e kancelarit Scholz

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se pas këtij vendimi merr fund halli shumë motrave dhe vëllezërve që jetojnë e punojnë në Gjermani, të cilët tashmë me patentën shqiptare mund të drejtojnë automjetet e tyre.

 

Advertisement

Balla gjithashtu ka shprehur mrënjohjen për të gjithë ato që punuan për këtë marrëveshje, si qeverinë aktuale gjermane të kancelarit Scholz, por edhe ish-Ministrit të Transporteve në qeverinë e kalur mikut tim Andreas Scheuer për angazhimin dhe çuarjen përpara të një procesi të koklavitur që përfshinte qeverinë federale dhe atë të landeve.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 

🇦🇱🤝🇩🇪
✍Firmoset marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Merr fund halli shumë motrave dhe vëllezërve që jetojnë e punojnë në Gjermani, të cilët tashmë me patentën shqiptare mund të drejtojnë automjetet e tyre. Mirënjohje të gjithë atyre që punuan për këtë marrëveshje, qeverisë aktuale gjermane të kancelarit Scholz, por edhe ish-Ministrit të Transporteve në qeverinë e kalur mikut tim Andreas Scheuer për angazhimin dhe çuarjen përpara të një procesi të koklavitur që përfshinte qeverinë federale dhe atë të landeve.
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy