Njohja me Monika Kryemadhin/ Meta: Më bëri përshtypje energjia e saj, ja ku u takuam për herë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njohja me Monika Kryemadhin/ Meta: Më bëri përshtypje energjia e saj, ja ku u takuam për herë të parë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është “zhveshur” nga kostumi i politikanit dhe ka folur më shumë rreth jetës së tij private.

 

Në emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Meta ka treguar për takimin e parë me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.

 

Advertisement

Ai tha se janë takuar fillimisht në zyrën e Musa Ulqinit në vitin 1991, kohë kur Kryemadhi ka qenë një gjimnaziste e Petro Ninit, por e angazhuar në aktivitetet politike të asaj kohe.

 

Energjia e Kryemadhit ishte ajo që e tërhoqi më shumë Metën, teksa tregon dhe një shembull për anëtarësimin e disa aktivistëve të rinj në PS.

 

Advertisement

Ishte një moment interesant. Ishte në nëntor të 1991, takim që u bë në zyrën e Musa Ulqinit, në atë kohë merrej me Tiranën në PS dhe ishte i ngarkuar për të koordinuar përpjekjet që bëheshin nga grupime të ndryshme brenda dhe jashtë PS për të bërë një aktivitet të madh me të rinjtë.

 

Ishte një grup atje, ishte dhe Monika që ishte më e vogla, ishte 16-17 vjeç, në vitin e dytë tek Petro Nini. Ajo që më bëri përshtypje ishte energjia. Në atë kohë ishte një lloj turpi të angazhoheshe me PS dhe në të gjithë këtë situatë ajo tha unë sjell 300. Me dyshim u pa si një entuziazëm i tepëruar për shkak të moshën. Dhe ajo solli më shumë se 300 dhe ata erdhën nga fundi, duke lënë mësimin dhe kur shohim një kolonë të madhe me të rinj që vinin nga presidenca drejt Pallatit të Kongreseve dhe e tejkaloi atë që tha”, tha Meta.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy