
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, Enkeljed Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, i cili tha se tashmë nuk e njeh atë si kryetar grupi.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se historinë e mosnjohjes së tij si kryetar grupi nuk donte ta dëgjonte nga goja e Berishës.
Advertisement
“Këtë historinë e mos njohjes do doja të mos e thoshte goja e Berishës nëse ka besim në atë bashkim, qoftë dhe sepse nuk është anëtar i PD, ka ardhur në mënyrë jo zyrtare, vjen hap derën, dhe unë nuk jam për të mbyllur dyer por për të eksploruar rrugët e zgjidhjes nuk vendos kushte”