Nuk iu bindën urdhrit të policisë/ Shpallen në kërkim katër të rinjtë, çfarë iu gjet në makinë dhe banesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk iu bindën urdhrit të policisë/ Shpallen në kërkim katër të rinjtë, çfarë iu gjet në makinë dhe banesë

4 të rinj nga tirana janë shpallur në kërkim pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar në rrugën e Arbrit.

 

 

Automjeti me të cilin udhëtonin u ndalua pak metra më larg dhe të rinjtë u larguan me vrap.

Advertisement

 

 

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.

 

Advertisement

 

Kontroll është ushtruar nga policia edhe në një banesë të braktisur në Martanesh ku dyshohet se do të shkonin katër personat.

 

 

Advertisement

Në këtë banesë u gjetën tre shtetas të tjerë dhe një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.

 

 

Tre shtetasit në banesën e braktisur u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Advertisement

 

 

Mat/Klos

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 persona nga Tirana që nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Advertisement

Procedohen penalisht në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, lidhje shoqërore dhe të afërm të shtetasve të shpallur në kërkim të cilët u gjëtën në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh.

Sekuestrohet një automjet, një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.

Strukturat hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që merrm me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë organizuar pika kontrolli me qëllim goditjen e tyre.

Si rezultat në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Volsëagen’, ku udhëtonin 4 shtetas, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por janë ndaluar disa metra larg pikës së kontrollit dhe më pas kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap.

Advertisement

Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.

Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :
E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .

Po në vijim të hetimeve të thelluara shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.

Advertisement

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre shtetas gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy